Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren e ka kritikuar pushtetin lokal rreth një mbindërtimi në një ndërtesë në lagjen Ortakoll.
“Degradimi urbanistik i Prizrenit filloi dhe po vazhdon me qeverisjen e PDK-së”, thuhet në mes tjerash në reagimin e LDK-së.
“Degradimi urbanistik i Prizrenit filloi dhe po vazhdon me qeverisjen e PDK-së dhe Shaqir Totajn.
Lagja “Ortakoll” ka qenë lagje model gjatë qeverisjes së LDK-së duke e ruajtur dhe duke mos lënë asnjë ndërtesë, park dhe parking të degradohet.
Pamjet që po i shohim janë tmerruese dhe alarmuese për të gjithë ne si qytetarë dhe parti politike.
Modeli dhe logjika e qeverisjes së PDK-së është e dëmshme për Prizrenin dhe ne do të jemi zë i ashpër përballë tyre.
Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren i fton të gjithë qytetarët që të lajmërojnë të gjitha rastet ku pushteti i PDK-së i mbyllë sytë karshi degradimit.
Ftojmë organet kompetente të reagojnë sa nuk është vonë sepse Shaqir Totaj me bashkëpuntorë ka dështuar në menaxhimin e Prizrenit.