Lautaro me dhimbje, por i pamëshirshëm – e çon Interin në finalen e madhe të Champions-it

0
77

Lautaro Martinez shkëlqeu si kapiten i vërtetë në kthimin dramatik të Interit kundër Barcelonës, pavarësisht një lëndimi që e kishte mbajtur jashtë për ditë me radhë. Argjentinasi realizoi golin e parë në fitoren 4:3 në “San Siro”, duke udhëhequr skuadrën drejt finales së Ligës së Kampionëve, shkruan 04 Online.

Me emocione të forta, Lautaro tha se edhe përkundër lëndimit nuk doja të mungoja. “Unë isha duke vuajtur… I kalova dy ditë dukë qarë në shtëpi, por nuk mund të mungoja në këtë ndeshje, edhe nëse këmba ime nuk do të ishte mirë.” Ai shtoi se ishte një premtim ndaj familjes që e riktheu në fushë, përkundër këshillës së nënës që të mos rrezikonte.

Kapiteni i Interit jo vetëm që e realizoi ëndrrën e një finaleje europiane, por edhe tregoi çfarë do të thotë të jesh lider – me shpirt, zemër dhe sakrificë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here