Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka zbuluar se për të, kandidatët kryesorë për “Topin e Artë” janë Achraf Hakimi, Ousmane Dembele dhe Mohamed Salah. Në një intervistë për France Football, ai tha se PSG ka disa lojtarë që mund ta fitojnë këtë çmim, ndërsa veçoi Salah për sezonin e shkëlqyer në Premier League, shkruan 04 Online.
Martinez u pyet edhe për vendin e tij mes sulmuesve më të mirë në botë dhe u shpreh i bindur: “Jam në top pesëshen, pa dyshim. Çdokush ka renditjen e vet, por ajo që kam bërë vitet e fundit më vendos aty.”
Argjentinasi vitin e kaluar u rendit i shtati në garën për “Topin e Artë”, duke shprehur pakënaqësi për pozicionin, megjithëse fitoi Serie A, Copa America dhe Superkupën e Italisë.
Ceremonia e ndarjes së çmimit prestigjioz do të mbahet më 22 shtator në Paris./04 Online