Laura Fazliu ka bërë vend në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Në çerekfinale, Laura e mposhti kampionen në fuqi të Evropës, britaniken Gemma Howell.
Lufta e kategorisë deri 63 kilogramë ishte e fortë dhe shkoi në kohën shtesë. Laura fitoi me mbërthim shumë efikas.
Laura fillimisht fitoi ndaj kinezes Jing Tang e më pas e mposhti francezen Gaetane Deberdt.
Laura për herë të dytë rresht ka mposhtur britaniken Howell dhe kështu po dëshmon që tashmë i takon elitës botërore të xhudos./Koha