Amerikanët kanë njoftuar se në 2024-ën do t’i pajisin bazat e tyre ushtarake me një pajisje të re lazer. Është 1 milion herë më e fuqishme se gjithë të tjerat dhe mund të avullojë drone, të ndalojë raketa ose të prishë sistemet elektronike.
Mbyllet këtë javë tenderi i Pentagonit për të ndërtuar armën më të fuqishme lazer në botë.
Pentagoni kërkon që të pajisë ushtrinë amerikane me teknologji të fjalës së fundit.
Dronet ushtarakë janë kthyer në shqetësim, ndaj dhe amerikanët synojnë që lazeri i ri të jetë një armë efektive për neutralizimin dhe shkatërrimin e tyre.
Shumica e lazerave ushtarakë deri më tani janë lazera me valë të vazhdueshme, që sipas ekspertëve duan shumë kohë që ta kryejnë detyrën ushtarake. Lloji i ri i lazerave që kërkojnë të kenë amerikanët është me efektiv në fushën e betejës dhe shumë i shpejtë.
Kjo pajisje e re do të jetë e aftë që të sigurojë mbrojtje kundër pajisjeve të të shumta që kërcënojnë njëkohësisht, thonë ushtarakët amerikanë.
Ky lazer pretendohet të jetë një milion herë më i fuqishëm se çdo armë tjetër në botë. Mund të avullojë drone, të ndalojë raketa ose të prishë sistemet elektronike.
Prototipi i parë dhe testimi në terren janë planifikuar për në vitin 2024, dhe pritet të vendoset për të mbrojtur bazat ushtarake amerikane.