Nëse sëmureni me rrufe larja e hundës do ishte një metode shume e mire për ta larguar sa me shpejt atë. Ja te mirat dhe përdorimi.
A është vërtet e nevojshme larja e kanaleve te hundës?
Mukoza e hundës filtron mijëra litra ajër ne dite. Ne kontakt te drejtpërdrejte me mjedisin, ajo është pengesa kryesore qe mbron sistemin respirator kundër agjenteve te jashtëm (viruse, baktere, ndotës, etj).
Ajo pastron ajrin qe thithet para se ky i fundit te futet ne mushkëri. Duke qene se është gjithmonë ne përballje me agresionet, kjo mukoze mund te jete viktime e reagimeve inflamatore lokale qe përkthehen me rrjedhje, teshtima dhe prodhim te madh te mukozës, duke qene se hunda bllokohet. Vërtet mukoza e hundës mbron, por edhe ajo duhet mbrojtur.
Perse bën mire larja e hundës?
Duke qene se larja e hundës largon mukozën e tepërt apo edhe agjentet patogjene (viruse, baktere, etj) te cilat grumbullohen ne sipërfaqe, ajo gjithashtu bën te mundur qe mukoza te luaje mire rolin e saj dhe te parandaloje problemet. Duke u pastruar hundët edhe frymëmarrja behet me e lehte.
Si mund ta lajme hundën?
Tek fëmijët e vegjël larja behet para vaktit ose para gjumit. Fëmija duhet shtrire përmbys, koka duhet kthyer anash dhe asnjëherë mbrapa. Pastrimi duhet bere nga njëra flegër e hundës dhe tjetra te lihet e lire ne mënyrë qe te dale uji dhe sekrecionet.
Tek fëmijët me te mëdhenj dhe tek te rriturit te cilët edhe mund t’i fshijnë hundët, larja behet për te larguar sekrecionet me ne brendësi. Koka duhet te jete e përkulur tek lavamani dhe duhet hedhur ujë sa tek njëra flegër tek tjetra duke lënë gjithmonë njërën bosh. Gjesti duhet shoqëruar edhe me shfryrje. Nëse përdorni produkte te tjera për zhbllokimin e hundeve, bëjini pasi te keni kryer pastrimin.
Cilat janë disa masa te tjera?
• Shmangni ndenjen ne ambiente me tym duhani, me pluhur apo qe mund te shkaktoje alergji.
• Kujdes nga ndryshimet e menjëhershme nga e ftohta ne te ngrohte apo anasjelltas dhe mos i ngrohni me shume sesa duhet dhomat. Temperatura ideale eshte nga 19-20°C.
• Mos harroni te ajrosni shtëpinë çdo dite dhe te njomni atmosferën sidomos nëse jeni ngrohur me energji elektrike.
• Hidratohuni rregullisht dhe pini pije te ngrohta.














































