“Largohuni ose ju vras”, kërcënohen dy punëtorë të Ujësjellësit në Suharekë, arrestohet i dyshuari

0
531
Foto: Ilustrim

Zyrtarët shtetërorë dhe punëtorët e kompanive publike shpeshherë përballen me kërcënime nga qytetarët gjatë kryerjes së detyrave të tyre, duke ua vështirësuar punën e kërcënuar jetën.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në Suharekë, ku janë kërcënuar dy punëtorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:48 në Suharekë në rrugën “Bajram Culli”, ku dy punëtorët e “Hidroregjionit Jugor” po bënin kontrollin e njehsorëve të ujit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari i cili ishte në gjendje të dehur ka kanosur dy viktimat, ndërsa rasti është raportuar në polici ku edhe është shoqëruar i dyshuari.

Tutje, bëhet e ditur se rasti në fjalë është duke u hetuar nga njësitet e policisë.

Ndërsa, sipas burimeve të Sinjalit thuhet se i dyshuari, pronari i kësaj shtëpie, në shenjë revolte pasi punëtorët e ujësjellësit kishin hyrë në oborrin e tij, ka nisur t’i kanos seriozisht. Sipas informacioneve të para, ai dyshohet se i ka kërcënuar me vrasje në rast se nuk largohen nga shtëpia e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here