Largimi i ushtarëve nga FSK, Ministria thotë se janë në shënjestër te kompanive të mëdha për shkak të përgatitjes

0
99

251 ushtarë dhanë dorëheqje nga Forca e Sigurisë së Kosovës përgjatë dy viteve të fundit. Nga Ministria e Mbrojtjes thanë se ky është trend botëror që ka prekur edheu shtritë e mëdha. Nga ky dikaster thanë se FSK nuk shënjestron qytetarë që duan t’I bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës për pagë, por ata që janë të gatshëm t’i shërbejnë atdheut 24/7.

251 është numri i ushtarëve që kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga Forca e Sigurisë së Kosovës përgjatë dy viteve të fundit.

Kështu u bë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes ku thanë se ky numër nuk është i madh, marrë parasysh trendin botëror.

Nga ky dikaster thane për televizionin se trendi i ikjes nga ushtria ka prekur edhe ushtritë e mëdha botërore, si ajo e Britanisë së Madhe.

“Sigurisht kjo ndodhë për shkak të disciplines dhe përkushtimit që kërkon ushtria e që jo të gjthë janë të gatshëm ta ofrojnë për një periudhë të gjatë kohore, e sidomos jo nëse kanë pare ushtrinë vetëm si një vend pune, por në rastin e Kosovës në këtë aspekt ka pasur ndikim dhe angazhimi në sektorin privat të punës, për shkak të games së gjerë të mundësive për profile të ndryshëm që ky sektor ofron, e që pjesëtarët e përgatitur profesionalisht në FSK, të shkolluar si rezultat I mbështetjes financiare të Qeverisë, janë shënjestër e kompanive të mëdha”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes

Po ashtu, në përgjigje u tha se prioritet kryesor I Qeverisë është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së.

“Është prioritet i qeverisë që fuqizimi i ushtrisë të ndiqet pastaj dhe nga përmirësimi i mirëqenies së ushtarakëve. Ushtria është shërbim ndajvendit, do të thotë besnikëri, sakrificë, vetëmohim, prandaj dhe duhet bërë një dallim ndërmjet një vendi të zakonshëm pune dhe gatishmërisë për t’i shërbyer atdheut. FSK nuk shënjestron qytetarë që duan t’I bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës përpagë, por ata që janë të gatshëm t’i shërbejnë atdheut 24/7”, thuhet tutje.

E sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha numri i ushtarëve që janë larguar është më i lartë se ai që kanë dhënë nga Ministria.

“Trendi i largimit është shqetësues. Nuk është i përmasave numerike që është dhënë, është edhe më i madh. Ne duhet me sqaru problemin në burim,  pse po motivohen me u largu?”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, motivimi i ushtarëve ka rënë për shkak të kushteve të shërbimit.

“Sot në qet Kosovën tonë, në restorantet tona në sezon, kamarierët kanë arritur pagën në 3000 mijë euro, e një ushtar që ende e mer një pagë bruto 520 euro, nuk mundet ta përballojë më jetën. Prandaj kushtet e shërbimit janë ato që i detyrojnë të largohen. Kushtet e shërbimit nuk krijohen me korrupsion”, ka thënë ai.

Në përgjigje të Ministrisë u tha gjithashtu se janë në process të rekrutimit edhe të 300 ushtarëve, duke e çuar kështu në 2 mijë e 271 numrin e të rekrutuarve.

Derisa u bë e ditur se janë ngritur për 39 % pagat e pjesëtarëve të FSK-së dhe se buxheti i investuar në fushën e mbrojtjes është 239 milionë euro. /Tëvë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here