Largimi i Eglit nga BBVA, Gjesti: Jam i lumtur që ka dalë, nuk kam pasur dashuri të thellë

0
81

Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka lënë pas pasiguri dhe diskutime të shumta mes banorëve, të cilët e kanë akuzuar Gjestin si shkakun kryesor të gjendjes shëndetësore të përkeqësuar të banores.

Ky moment ka shkaktuar reagime të forta dhe ka thelluar përplasjet mes dy personazheve të njohur të këtij edicioni.

Gjesti është shfaqur i vetëm në oborr, ku ka përdorur kamerat e shtëpisë për t’i dërguar një mesazh Eglit.

Ai ka theksuar se qëllimi i tij gjithmonë ka qenë që ajo të mos arrinte në gjendjen që ka arritur, duke theksuar se ai e ka bërë këtë për të mbrojtur të dashurën e tij nga një përkeqësim më i madh emocional.

“Të gjitha gjërat që t’i kam bërë kanë qenë vetëm që ti të mos dalësh në këtë pikë, si sot. Por, shkaktar jam unë, prej meje që më ke dashur shumë edhe ke bërë si e çmendur pas meje. Unë s’kam dashur të vije në këtë pikë, prandaj të kam bërtitur. S’kam dashur të lëndoje ti veten, kështu që të kërkoj shumë falje”, tha Gjesti.

Ndërkohë, gjatë një bisede me Shkëlzenin, Gjesti ka vazhduar të shprehë ndjenjat e tij, duke theksuar se ai është i lumtur që Egli ka dalë nga shtëpia.

Ai shprehu se gjithmonë ka ditur që ky moment do të arrinte, duke pasur frikë nga pasojat që mund të kishte gjendja shëndetësore e Eglit.

 “Jam i lumtur që ka ikur sepse e kam ditur që do vinte në këtë gjendje. Gjithë kohës kam qenë keq vetëm për këtë pikë që ishte sonte”, tha Gjesti, duke theksuar se ka pasur një ndjenjë fajësie për atë që ndodhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here