Laporta e puth trajnerin Flick pas fitores së thellë të Barcelones kundër Real Madridit

0
37

Barcelona triumfoi me rezultat bindës 5-2 kundër Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës, duke siguruar trofeun e parë nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, shkruan 04 Online.

Kjo fitore e bujshme për katalunasit erdhi në një moment kur klubi po përballet me sfida të mëdha në merkato.

Presidenti Joan Laporta, i emocionuar pas suksesit, shfaqi publikisht entuziazmin e tij gjatë ceremonisë së medaljeve duke përqafuar dhe puthur trajnerin Flick, një gjest që pasqyronte besimin dhe shpresën që ai ka vendosur tek ai. Kjo fitore jo vetëm që përforcon frymën e ekipit, por edhe ofron një moment të rëndësishëm rikthimi për Barcelonën në arenën e sukseseve./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here