Më datën 20 janar 2013, është hequr dhunshëm Lapidari i Dëshmorëve të UÇPMB-ës, gjatë një rrethimi të hekurt në Preshevë, nga forca policore të armatosura.
Me rastin e 11-të vjetorit të heqjes së Lapidarit, me këtë datë, duke ndezur qirinj, jo vetëm në Preshevë por edhe në Prishtinë, Tiranë e gjetiu.
Më datën 20 janar 2024, publikisht propozoj, që gjithë liderët politik dhe institucional të Luginës së Preshevës, së bashku me Shoqatat e dala nga lufta e UÇPMB-ës, dhe Shoqëria Civile, të bëjn homazhe. Kjo datë të shenoj, një kthesë edhe duke adresuar peticion të përgjithshëm për adresim në institucione më të larta të Serbisë dhe instanca e mekanizma të BE-së.
Në radhë të parë Kryetari i Preshevës , Shqiprim Arifi, për çdo ditë në media ankimohet në adres të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Gjithë vullnetin të manifestoj për krijimin e një uniteti, duke kërkuar në adresim në institucione më të larta të Serbisë dhe instanca e mekanizma të BE-së për kthimin e Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë.
Po ashtu, i drejtohem duke bërë publike me propozim Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, që Lapidarë kushtuar dëshmorëve të rën në luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanocë, të ngriten LAPIDARE edhe në Tiranë e Prishtinë.
Propozimi, që datën 20 janar, të gjithë në përkrahje të khimit të Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë. Gjithë mediat nga e gjithë hapsirat tona Shqiptare, do të duhej të jetë kryelajm kthimi i Lapidarit të UÇPMB-ës,në vendin ku ishte.
Parlamenti i Shqipërisë dhe Paralamenti i Kosovës, duke përfshi edhe Kryeministrat dhe dy Presidentët, të kërkojn kthimin e Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë.
Nuk di nëse, nga Subjektet Politike të Luginës së Preshevës, kan ndërmarrë ndonjë veprim konkret si Këshilltarët Komunal të tri Komunave, së bashku me Kryetar e Kryesues të Kuvendeve Komunale të Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit, duke përfshi edhe Këshillin Nacional të Shqiptarëve.
Kryeministri i Shqipërsisë Edi Rama, asnjëherë nuk ka bërë homazh te Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë, ndoshta më shumë do të ketë kohë, pas vdekjes së ides së ,,Ballkanit të Hapur’’, pas disa dështimeve në propozime për Republikën e Kosovës.
Tani Kryeministri i Shqipërsisë, është momenti i fundit të ndërron diskursin ndaj Serbisë. I propozoj të ftoj një Konferencë të Donatorëve për Krahinën e Preshevës, por edhe të ngritë disikriminimin në BE e instanca të OKB-ës, duke menduar edhe organizmimin e një Konference Evropiane për gjetjen e Statusit Politik, për Krahinën e Preshevës, pasi ka mbajtur Referendumin më datën 1 e 2 mars të vitit 1922.
Dëshmorët tanë meritojnë respekt dhe homazhe për të treguar se ata janë gjithmonë në mendjet, ndjenjat dhe në gjitha zemrat tona shqiptare që u sakrifikuan për ditë të mira për popullatën e kësaj krahine.
Shkruan: Refik HASANI
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online