Lamine Yamal, si 17-vjeçar po shënon ngritje të madhe si futbollist.
Jo vetëm në fushën e lojës, Yamali ka shënuar ngritje të madhe edhe në vlerën në treg.
Lamine Yamal tani renditet si futbollisti i tretë më i vlefshëm në mbarë botën, me vlerë tregu prej 180 milionë euro, sipas përditësimit të fundit të Transfermarkt.
Dy vendet e para i ndajnë Haaland dhe Vinicius, të dy me vlerë të njëjtë prej 200 milionë euro.
Vlerën sa të Yamal e ka Bellingham, kurse çmimi i Mbappes llogaritet 160 milionë.