Policia në Suharekë dënoi 20 biznese nga 200 euro, nuk respektuan masat antiCOVID-19

0
40

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 11 janar 2022, aksioni i policisë në Suharekë, është realizuar duke u bazuar në Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), dhe me këtë rast policia ka kryer kontrolle në disa lokacione dhe kafiteri në atë zonë.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave “anti-Covid19” në komunën e Suharekës, policia ka shqiptuar 20 tiketa nga 200 Euro, për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, për bizneset e gastronomisë të cilët nuk e kanë respektuar orarin.

Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi në parandalim dhe respektim të masave “Covid 19” dhe policia rajonale në Prizren duke përfshirë edhe komunat tjera si Suharekë, Dragash dhe Mamushë do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë, thuhet në njoftim.

Leave a Reply