Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 7 pacientë me COVID-19

0
409

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës, ka njoftuar se aktualisht se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 54 pacientë që janë të konfirmuar me virusin Covid-19.

Tre prej tyre sipas ShSKUK-së janë në gjendje të rëndë.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të raportimeve nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 131 pacientë, prej tyre 54 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë. 3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 96 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë

  • 2 prej tyre në gjendje të rënduar
  • 27 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
  • 71 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

  • Klinika Infektive, 26 pacientë
  • Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 44 pacientë

  • 27 të konfirmuar pozitivë
  • 25 me oksigjeno-terapi

​Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

  • Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
  • Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
  • Spitali i Pejës, 16 pacientë
  • Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
  • Spitali i Ferizajt, 2 pacientë
  • Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
  • Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë.

Leave a Reply