Lajm i mirë: Vajza 15-vjeçare nga Prizreni gjendet pas 12 ditësh zhdukje, rasti nën hetim

0
193

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu, Sinjali mëson se është gjetur vajza 15-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar si person i zhdukur që nga data 13 korrik 2025.

Burime brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur për Sinjalin se S.A., rreth 15-vjeçare, kishte dalë nga banesa e saj në rrugën “Ekrem Rexha” dhe që nga ajo ditë nuk ishte kthyer më.

Rastin e kishte raportuar vëllai i saj, Z. Al, më 16 korrik, i cili kishte deklaruar se motra dyshohej të ishte larguar në shoqëri me një vajzë me emrin A. Sh. dhe një djalë ende të paidentifikuar.

Pas aktivizimit të njësive hetimore dhe ndërmarrjes së veprimeve operative në terren, vajza është gjetur mëngjesin e 25 korrikut, rreth orës 09:00.

Aktualisht, rasti është në duart e Prokurorisë së Shtetit, ndërsa po zhvillohen hetime shtesë për të sqaruar rrethanat e zhdukjes dhe qëndrimit të saj gjatë këtyre ditëve.

Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të reja sapo ato të konfirmohen zyrtarisht nga autoritetet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here