Lajm i mirë për Kosovën, ylli i Zvicrës mungon në ndeshjen kundër “Dardanëve”

0
344

Përfaqësuesja e Zvicrës nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e njërit nga futbollistët kryesorë ndaj Kosovës në ndeshjen miqësore të 29 marsit.

Bëhet fjalë për portierin, Yann Sommer, i cili nuk do të mund të luajë ndaj “Dardanëve”, ngase ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Zvicrës përmes një njoftimi.

“Përfaqësuesja zvicerane për meshkuj do të duhet të bëjë pa Yann Sommer në ndeshjet ndërkombëtare kundër Anglisë dhe Kosovës. Portieri rezultoi pozitiv me koronavirus pasditen e së martës. Sommer është në izolim në një dhomë hoteli në Marbella me simptoma të lehta”, thuhet në njoftimin e Federatës zvicerane të futbollit.

Zvicra dhe Kosova do të ballafaqohen më 29 mars me fillim nga ora 18:00 në një ndeshje kontrolluese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here