Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se dy prej yjeve kryesorë të skuadrës, Declan Rice dhe Bukayo Saka, do të jenë të gatshëm për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, e cila zhvillohet të mërkurën, shkruan 04 Online.
Rice, i cili ishte ndër më të mirët në ndeshjen e parë me dy supergola në fitoren 3-0 të “Topçinjve”, u largua para kohe nga loja për shkak të një shqetësimi fizik. Ndërkohë, edhe Saka kishte pësuar një goditje, por tashmë situata është pozitive për të dy lojtarët.
“Declan Rice dhe Saka janë në formë, pa probleme apo lëndime. Gjithçka është mirë” u shpreh Arteta në konferencën për media.
Rikthimi i dyshes është një shtysë e madhe për Arsenalin, që synon të mbyllë punën ndaj madrilenëve dhe të sigurojë kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League./04 Online