Lajm i mirë: Gjendet vajza 9-vjeçare në Suharekë, ishte raportuar si e zhdukur

0
80

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu, një lajm i mirë ka ardhur nga Suhareka, ku është gjetur e sigurt vajza 9-vjeçare e cila ishte raportuar si e zhdukur dje në orët e paradites.

Ngjarja kishte ndodhur më 29 korrik 2025, kur L. B., rreth 27-vjeçar kishte njoftuar Policinë se vajza e saj, S.G., rreth 9-vjeçare, ishte larguar nga shtëpia rreth orës 10:00 dhe nuk ishte kthyer.

Pas angazhimit të shpejtë të patrullave policore, familjarët kanë arritur ta lokalizojnë vajzën në afërsi të stacionit të autobusëve në Suharekë, ku është gjetur pa lëndime dhe në gjendje stabile.

E mitura është dërguar për kontroll në Emergjencë, ku mjeku kujdestar konfirmoi se nuk ka shenja të dukshme dhune.

Policia ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe rasti është iniciuar si “Person i zhdukur – i gjetur”.

Fatmirësisht, ngjarja ka përfunduar pa pasoja serioze./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here