Lajm i mirë, arrihet shuma prej 210 mijë euro për shërimin e profesorit nga Ferizaj

0
384

Shuma prej 210 mijë euro për profesorin Sylejman Zeka, i cili vjen nga Ferizaj, e që po vuan nga leukemia akute, tashmë është mbledhur, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur Agon Zhinipotoku, i cili është marrë me mbledhjen e fondeve bashkë me familjarët e profesorit.

“Falemnderit nga zemra e pafundësisht secilit qytetarë që ka dhënë çdo cent për ta ndihmuar profesorin tonë, njeriun shembull, qytetarin e ndërgjegjshëm dhe parimor, njeriun që i dha shumë Kosovës.

Në emrin e familjes Zeka, familjarëve e të afërmve, kolegëve profesorë dhe në emrin tim do të jemi falenderues gjithë jetën, ju jeni shpresa e këtij vendi-qytetarët tanë që janë krenaria jonë.

Tani janë të gjitha paratë në llogarinë e motrës së profesorit, ai tash ka nevojë më së shumti për lutjet tona. Zot shëroje profesorin Sylejman dhe të gjithë të sëmurët tanë, o më i madhi Mëshirues

Zoti ju dashtë e ju dhashtë gjitha të mirat në familjet tuaja!”, ka shkruar ai në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here