Lajçak takohet me deputeten britanike Kearns, thotë se folën detajisht për dialogun

0
156

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me deputeten britanike Alicia Kearns, me të cilën ka thënë se ka folur detajisht për dialogun Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga BE-ja si dhe zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

“Kisha një diskutim të detajuar dhe i mirë me Alicia Kearns rreth situatës në Ballkanin Perëndimor, në veçanti dialogun për normalizim dhe zhvillimet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Vlerësova interesimin dhe angazhimin e saj për të mbështetur përparimin demokratik në rajon”, ka shkruar Lajçak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here