Lajçak sot në Prishtinë, takon Bislimin për zbatimin e Marrëveshjes Bazike

0
177

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë ditës së sotme pritet të takohet me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit për media, takimi i Bislimit dhe Lajçakut do të zhvillohet nga ora 09:30. Dhe në këtë takim do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

Lajçaku këtë të hënë ka paralajmëruar se do të diskutojë me Bislimin, për çështjen e dinarit.

“Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak, përmes një postimi në Facebook, foli për takimin në Bruksel mes përfaqësuesve të BQK-së dhe palës serbe ku u diskutua për dinarin.

Ai tha se nevojiten takime më tej për të gjetur zgjidhje.

Qeveria e Kosovës ka dalë me qëndrim se çështja e dinarit është çështje e brendshme dhe nuk do të diskutohet në dialog.

Për këtë arsye edhe kishte shkuar përfaqësuesi i BQK-së në Bruksel dhe jo përfaqësues të Qeverisë. /Reporteri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here