Lajçak: Përgatitjet për takimin e 14 shtatorit janë me shpejtësi të plotë

0
140

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se është duke puniuar drejt “rezultateve pozitive” në procesin e dialogut, derisa tha se përgatitjet për takimin e 14 shtatorit po kryhen me shpejtësi.

Lajçak ka shkruar në Facebook të dielën mbrëma se java e kaluar ishte e mbushur me punë përgatitore mbi takimin në Bruksel, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Përgatitjet për takimin e dialogut të nivelit të lartë më 14 shtator janë me shpejtësi të plotë dhe ne po punojmë drejt rezultateve pozitive”, ka shkruar ai.

I dërguari i BE-së njoftoi se me zyrtarë të Gjermanisë kanë krijuar një strategji për rrugën përpara në dialog.

“Gjatë javës udhëtova në Berlin, ku pata diskutime të rëndësishme në Kancelarinë dhe Ministrinë e Jashtme Federale Gjermane…Ndamë pritshmëritë tona për takimin e nivelit të lartë dhe hartuam strategji për rrugën përpara. Përkushtimi dhe mbështetja e fuqishme nga Gjermania vazhdojnë të jenë të paçmueshme”, është shprehur Lajçak.

Ai ka theksuar edhe takime të tjera me zyrtarë evropianë, me të cilët tha se ka folur mbi dialogun Kosovë-Serbi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here