Lajçak për Asociacionin: Të përmbushen obligimet e marra, palët të pajtohen për propozimin e BE-së

0
149

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, “duke u bërë kështu një obligim juridik ndërkombëtar për Kosovën”.

Sipas tij, “qëndrimi i BE-së dhe i SHBA-së dhe i partnerëve të tjerë ndërkombëtarë është se çdo vonesë e mëtejshme është e papranueshme”.

“Ne e kuptojmë se kjo çështje është e ndjeshme për Qeverinë e Kosovës, por obligimet duhet të përmbushen”, ka thënë Lajçak, në një intervistë për gazetën serbe “Politika”.

Lajçak deklaroi se BE-ja aktualisht është duke punuar në dy pista në mënyrë që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ecë përpara.

“Së pari, prioritet është që të dyja palët të bien dakord për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Së dyti, ne vazhdojmë të punojmë paralelisht për të siguruar zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha elementeve të asaj që është rënë dakord deri më tani në dialog. mbeten të vlefshme dhe janë të detyrueshme për të dyja palët”,  tha Lajçak./GS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here