Lajçak pas takimit me Kurtin: Biseduam për perspektivën strategjike të dialogut

0
137

Emisari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në profilin e tij në “X” pas takimit që pati sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutimet me Kurtin, Lajçak i ka quajtur të dobishme.

Sipas Lajçak, me Kurtin biseduan për perspektivën strategjike të Dialogut për periudhën e ardhshme dhe marrëdhëniet Kosovë-BE.

Me Kryeministrin Kurti patën një diskutim të detajuar dhe të dobishëm për perspektivën strategjike të Dialogut për periudhën e ardhshme. Ne folëm edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës”, njofton Lajçak.

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha të martën se me gjithë fillimin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë dhe targat e makinave, procesi i dialogut në pamje të gjerë ka shënuar përparim të paktë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ai ka thënë se çështja e valutës së dinarit, qarkullimi i të cilit pritet të ndalohet nga 1 shkurti në Kosovë, është diskutuar me Kryeministrin Kurti. Por, Lajçak nuk ka folur shumë për këtë.

I pyetur nëse Kryeministri Kurti është i gatshëm të shtyjë vendimin për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, emisari i BE-së ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për këtë çështje, por se sipas tij më shumë informata do të jepen nesër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here