Lajçak njofton shtetet anëtare të BE-së për dialogun: Javët e ardhshme do të jenë të ngjeshura me takime dhe misione zyrtare

0
46

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një paraqitje rreth aktiviteteve të javës së kaluar.

“Rrallë ka ndonjë moment të mërzitshëm në diplomaci”, ka shkruar Lajçak në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se Kosova ka përjetuar një sulm terrorist, për të cilin është shprehur se e ka dënuar fuqishëm.

Lajçak përmendi takimin e shefes së re të BE-së, Kaja Kallas, me liderët e Ballkanit.

“Dërgoi sinjal të qartë se zgjerimi i BE-së është prioritet”, ka shkruar ai.

Emisari Lajçak ka thënë i ka informuar shtetet anëtare të BE-së për dialogun.

“Edhe javët e ardhshme do të jenë të ngarkuara e një orar të ngjeshur me takime dhe misione zyrtare”, ka thënë Lajçak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here