Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Forumin e Prespës tha se kanë folur për komponentët për pajtimin në Ballkanin Perëndimor.
Ai shtoi se duhet të kapërcehet e kaluara dhe duhet fokusim në dialog.
“Në Forumin e Prespës ne diskutuam komponentët për pajtimin në Ballkanin Perëndimor. Theksova se duhet të kapërcejmë të kaluarën e trashëguar, të kërkojmë dialog, të fokusohemi në të ardhmen e përbashkët evropiane, të jemi të guximshëm dhe të kemi një vizion për të gjithë rajonin”, ka thënë Lajçak.