Aktori Laert Vasili rrëfehet për jetën e tij personale në intervistën në emisionin “S’e luan Topi”, duke zbuluar se aktualisht është në njohje me një vajzë që i përket botës së showbiz-it. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për Valbona Mëhillin, me të cilën pati një flirt gjatë Big Brother, shkruan Gazeta Sinjali.
“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona. Vajzën që po njoh, nuk e kam njohur prej rrjeteve sociale, është dikush më ka tërhequr vëmendjen dhe kam dalë disa herë. Vajza nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur,” tha Vasili, duke shtuar se ka lënë që ajo ta kuptojë se e pëlqen.
Ai po ashtu përmendi se pas daljes nga Big Brother, Instagrami i është bërë “flakë” nga mesazhet e ndjekësve.