Labinot Rexha ia “qet të palarat” produksionit, publikon përgjimet e Olsës me banorët

0
131

Këngëtari Labinot Rexha ka vazhduar me reagimet publike ndaj produksionit të Big Brother VIP Kosova 4, duke publikuar materiale të reja që, sipas tij, zbulojnë prapaskena të formatit.

Vetëm një ditë pasi pretendoi se Bia Khalifa dhe Labinot Haxhiu kishin gjetur telefonin e Albës brenda shtëpisë, ai ka shpërndarë disa incizime që dyshohet se janë realizuar në dhomën e rrëfimit. Në to, sipas pretendimeve, dëgjohet producentja Olsa Muhameti duke biseduar me dy banorë dhe duke u kërkuar që situata të mos zmadhohet publikisht.

Në disa pjesë të materialeve aludohet për oferta si informacione nga jashtë apo mundësi për qëndrim më të gjatë në lojë – pretendime që, nëse vërtetohen, do të përbënin shkelje të rënda të rregullores së spektaklit.

Deri tani nuk ka pasur reagim të detajuar nga produksioni, ndërsa debatet në rrjete sociale vazhdojnë lidhur me autenticitetin e videove dhe akuzat e ngritura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here