Në prag të finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 4, tensionet e përplasjet në shtëpi janë bërë më të forta.
Ka qenë Labinot Rexha i cili ditëve të fundit ka pasur debate të ashpra me disa nga banorët.
E së fundmi pati një situatë të agravuar me Klodian Mihajn e Londrim Mekajn.

Foto: Instagram
Ai i akuzoi ata se e kanë prekur gruan e tij për fëmijën që kinse ka në Serbi.
“Ju jeni njerëz egoista. Ju prekni gruan time për fëmijën në Serbi. Marre ju qoftë. A është në rregull fara fara në Serbi’, iu drejtua Labi.

Foto: Instagram
Ndërkaq, kanë mbetur vetëm edhe pak javë deri në finalen e madhe, që është më 27 shkurt.
Po ashtu është hapur edhe një televotim për finalistin e këtij edicioni të BBVK. /Telegrafi/














































