Andrea Gjura është i riu nga Dibra, që ka emigruar në Belgjikë.
Ai është bërë shumë i njohur përmes videove që publikon në Tik Tok, ku shfaqet duke i dhuruar trëndafila, përqafime dhe i bën propozime vajzave të panjohura në rrugë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Andrea tregoi se blen 50 trëndafila çdo ditë dhe fiton shumë para nga videot.