“La Masia” merr në dorë fatin e Barcelonës, ja golashënuesit me të rinj të “blaugranave”

0
233

Vetëm dy ditë pasi La Masía festoi 44-vjetorin e themelimit akademia e Barcelonës i jep edhe një herë një shije të re jetës, tashmë nën komandën e njeriut të saj: Xavi Hernández.

Lamine Yamal dhe Fermín López e kishin mbështetur këtë afirmim të ri të formacionit “culé” pas konsolidimit në ekipin e parë të “basteve” të fituara nga Ronald Koeman: Alejandro Baldé dhe Gavi.

Ansu Fati ishte shfaqur më herët nën drejtimin e Ernesto Valverdes dhe Quique Setién, por ai kishte nevojë për një ndryshim peizazhi, duke u përpjekur të rikuperonte magjinë në huazim te Brightoni.

Vetëm 34 sekonda pas hyrjes në fushë për herë të parë për ekipin A, është Marc Guiu i jep edhe më shumë ngjyra La Masías.

Lewandowski, De Jong, Sergi Roberto… edhe veteranët u dëfryen në tribunë më shfaqjen e dhuruar nga Guiu. E ardhmja e Barcelonës është në duar të sigurta.

Golashënuesit më të rinj të Barcelonës në La Liga:

Lamine Yamal – 16 vjeç, 2 muaj dhe 25 ditë

Ansu Fati – 16 vjeç dhe 10 muaj

Bojan Krkic – 17 vjeç, 1 muaj dhe 22 ditë

Gavi – 17 vjet, 4 muaj dhe 13 ditë

Marc Guiu – 17 vjeç, 9 muaj dhe 18 ditë./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here