La Liga dhe Federata s’i regjistrojnë Olmon dhe Victorin, Barça do ta dërgojë rastin në Qeverinë spanjolle

0
94

Barcelona po planifikon të depozitojë një ankesë në qeverinë spanjolle në përpjekjen e fundit për të regjistruar Dani Olmo dhe Pau Victor.

Kjo do të ndodhë pasi që si La Liga ashtu edhe RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) nuk kanë pranuar të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe të vazhdojnë me regjistrimin e të dy lojtarëve.

Burimet e La Ligës i kanë thanë “The Athletic” që nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e tyre nga deklarata që liga publikoi më 31 dhjetor.

Po ashtu burime nga Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll i ka thënë “The Athletic” që organizata e tyre nuk mund të realizojë një licencë pa miratimin e La Ligës dhe, për këtë arsye, nuk ka asnjë përditësim nga ata gjithashtu, shkruan “Gazeta Express”.

Burime brenda Barcelonës thonë se ata besojnë se kjo nuk është një përgjigje përfundimtare nga RFEF ende, por brenda klubit ata presin që të mos ketë ndryshime në këtë drejtim dhe tashmë po planifikojnë një rrugë alternative: depozitimin e një ankese në Consejo Superior de Deportes (CSD), institucioni më i lartë sportiv i lidhur me Qeverinë Spanjolle.

Një vendim i CSD në këtë drejtim do të mund të anashkalonte RFEF dhe La Liga.

Ndërkohë, Barcelona njoftoi vonë natën e premte se shitja e vendeve të tyre VIP kishte përfunduar.

Pasi La Liga kontrolloi të gjithë dokumentet, ata miratuan që Barça nuk është më nën kufizime të rrepta regjistrimi.

Megjithatë, kjo nuk ka ndryshuar qëndrimin e La Ligës ndaj Olmo dhe Victor, pasi afati për të zgjatur licencat e tyre (31 dhjetor) ka kaluar tashmë.

Nuk ka detaje të tjera nga klubi në lidhje me ata që janë sponsorët që paguanin për vendet VIP dhe kushtet e asaj marrëveshjeje.

Më herët të premten, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, tha një konferencë shtypi se ishte “i pakënaqur” me situatën, ndërsa priste një përditësim për disponueshmërinë e dy lojtarëve.

Në mëngjesin e së shtunës, njoftimi i skuadrës së Barcelonës konfirmoi se asnjëri prej tyre nuk ishte përfshirë në grupin që do të udhëtonte për ndeshjen e raundit të 32-të të Kupës së Mbretit në Barbastro, ekip i ligës së ulët.

Klubi katalanas humbi apelin e dytë për regjistrimin të Olmos, 26-vjeçar, dhe Victorit, 23-vjeçar, më 30 dhjetor, pas dështimit të apelimit të tyre të parë në gjykatë tre ditë më parë.

Zakonisht, La Liga jep licenca për lojtarët për kohëzgjatjen e kontratave të tyre, por Olmo dhe Victor u dhanë vetëm leje të përkohshme për regjistrim deri në fund të dhjetorit, për t’i dhënë klubit kohë për të provuar burime të reja të të ardhurave.

Më 31 dhjetor, burime nga Barcelona thanë se ata kishin dorëzuar me sukses dokumentacionin për shitjen e vendeve VIP në La Liga, por La Liga e konfirmoi se ata nuk morën një provë pagese për transaksionin para fundvitit, dhe e konsideruan afatin e tyre të skaduar.

Barcelona mundi të regjistrojë përkohësisht lojtarët për shkak të dëmtimeve afatgjata në klub.

Nëse një klub humb një lojtar nga dëmtimi për të paktën katër muaj, rregullat e La Ligës u lejojnë atyre të alokojnë 80 përqind të pagës së atij lojtari në mundësinë e klubit për të regjistruar një lojtar tjetër.

Ronald Araujo kërkoi një operacion për një dëmtim të këputjes së muskujve që e mbajti jashtë për pesë muaj, ndërsa Andreas Christensen dhe më pas Marc-Andre ter Stegen gjithashtu ishin mungesa për një kohë të gjatë, duke krijuar hapësirë për regjistrimin e Inigo Martinez, transferimin e ri Ëojciech Szczesny dhe regjistrimet e përkohshme për Olmo dhe Victor.

Në nëntor, Barcelona njoftoi një marrëveshje të re sponsorimi me Nike dhe në dhjetor filloi të shqyrtojë përdorimin e fondeve nga shitja afatgjatë e kutive VIP në Camp Nou të rinovuar – që ende nuk është rihapur – për të përmbushur rregullat e fair play financiar dhe për të zgjatur regjistrimin e dy lojtarëve për gjysmën e dytë të sezonit.

Barça ka pasur besim se prova e pagesës për shitjen e kutive VIP do të përmbushë kërkesat financiare të La Ligës dhe që, pasi të gjithë dokumentet përkatëse të kenë arritur në ligë, do t’u mundësojnë atyre të përfundojnë këtë sagë rreth Olmo dhe Victor.

Një burim nga La Liga ka përsëritur për “The Athletic” se Olmo dhe Victor nuk mund të regjistrohen përsëri “përmes kanaleve normale” dhe iu referua rregulloreve të RFEF që parandalojnë një lojtar të fshihet nga regjistrimi dhe pastaj të regjistrohet përsëri brenda të njëjtit sezon.

Situata financiare e Barcelonës është ndikuar nga vonesa në punimet e ndërtimit në Camp Nou, me klubin që vazhdon të luajë në Montjuic.

Klubi kishte shpresuar të kthehej në stadiumin e tij të shtëpisë këtë vit kalendarik, por tani mund të mos ndodhë deri në sezonin 2025-26.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here