Kylian Mbappe pritet që të largohet nga Paris Saint-Germain si transfer i lirë në fund të sezonit, sipas një raporti.
Mbappe i ka thënë klubit të tij edhe njëherë që ai nuk do të nënshkruan kontratë të re pavarësisht bisedimeve për ta vazhduar kontratën gjatë verës, shkruan 90min, transmeton GazetaExpress. Mbappe, madje është i gatshëm të heq dorë edhe nga 80 milionë euro të bonusit të pagës dhe të qenit besnik ndaj kontratës me klubin dhe kështu të largohet në verën e vitit të ardhshëm pa para.
Mbappe shkaktoi një përçarje të madhe në PSG në fund të sezonit të kaluar kur ai informoi i pari që nuk do ta shfrytëzoi opsionin për zgjatje të kontratës edhe për një vit. Kjo bëri që PSG të rrezikonte ta humbiste atë pa para në vitin e ardhshëm, me presidentin Nasser Al-Khelaifi që lansoi një ultimatum duke i thënë se ai ose do ta zgjasë kontratën ose do të shitet këtë verë. Megjithatë, bisedimet vazhduan dhe së shpejti u tha se do të këtë një marrëveshje të re.
Por, duket se Mbappe e ka rikthyer qëndrimin e tij të mëparshëm që e kishte gjatë merkatos dhe prapë dëshiron të largohet në verën e vitit 2024.
Al Khelaifi e ka paralajmëruar 24 vjeçarin që ai do të përballet me qëndrim në bankinë për tërë sezonin nëse refuzon t’i përkushtohet klubit, por ai u kthye në skuadrën e Luis Enriques, madje ka shënuar tashmë pesë gola në tri ndeshje të lLigue 1 këtë sezon.