Kyle Walker kalon te Burnley, firmos kontratë dyvjeçare

0
66

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kyle Walker, ka bërë një transferim të rëndësishëm nga Manchester City te Burnley.

Marrëveshja u bë zyrtare të shtunën, duke shënuar rikthimin e Walker në Premier League me ekipin që sapo u ngjit në elitën angleze, shkruan 04 Online.

Walker, 35 vjeç, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar te Milani në Itali, ka firmosur një kontratë dyvjeçare me Burnley. Me mbi 410 paraqitje në Premier League, ai konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit, duke sjellë shumë eksperiencë dhe siguri në mbrojtjen e ekipit të tij të ri./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here