Inter Miami ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Ligës, kompeticion në të cilin skuadrat e MLS-së dhe kampionatit meksikan luftojnë për trofeun. Heroi i Inter Miamit përsëri ishte fantastiku Lionel Messi dhe Interi kaloi tutje pas gjuajtjejeve më të mira të penalltive, pasi 90 minutat përfunduan 4:4.
Miami kaloi në epërsi me golin e bukur të Messit në minutën e gjashtë të asistuar nga Jordi Alba dhe më pas pati një përmbysje, shkruan GazetaBlic Sport.
Quignon në të 37-ën dhe Kamungo në të 45-ën shënuan për Dallas-in dhe Velasco e bëri 3:1 në të 63-ën. Me golin e Cremaschi në minutën e 65-të, Interi shkurtoi rezultatin në 3:2 dhe dukej se Interi do të eliminohej pas autogolit të Taylor në minutën e 68-të, me të cilin Dallas shkoi në 4:2. Mirëpo, me autogolin e Farfanit në minutën e 80-të, Interi arriti në 4:3 dhe më pas u shfaq argjentinasi brilant. Në minutën e 85-të, Messi shënoi bukur nga gjuajtja e lirë për 4:4 dhe i dha mundësinë ekipit të tij për të fituar me penallti.
Ja eurogoli i tij: