Ky medikament ul rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë

0
242

Dy aspirinë në javë mund të zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë te njerëzit që kanë stil të pashëndetshëm jetese.

Shkencëtaret, në studimin e ri nga Mass General Brigham, ku morën pjesë afër 108 mijë profesionistë të shëndetit, shumica prej të cilëve ishin rreth moshës 50 vjeçe, analizuan dozën e aspirinës që konsuamuan bazuar në nivelin e peshës trupore, sasinë e alkoolit që konsumonin, aktivitetin fizik, mënyrën e të ushqyerit dhe konsumimin e duhanit, shkruan Forbes.

Pjesëmarrësit u përcollën për më shumë se tri dekada, ku studiuesit në mesin e tyre dokumentuan rreth 2500 raste me kancer të zorrës së trashë. Pjesëmarrësit që përdornin dy apo më shumë tableta standarde të aspirinës (325 miligramëshe) në javë, kishin më pak gjasa të zhvillonin kancer në zorrë të trashë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here