Pse vetëm në lokale? Nëse ka një vend që është super i mbyllur dhe ambient shumë i vogël, ajo është makina.
Me këtë logjikë, Delaware bëhet i pari shtet që e konsideron të paligjshëm pirjen e duhanit në një automjet kur brenda tij ka fëmijë nën 16 vjeç. Nuk është vetëm çështje shëndeti dhe pasojash afatgjata. Duhanpirja në makinë mund të bëhet rrezik për automjetin, por njëherësh bezdis edhe ata që i zë makina.
Guvernatori John Carney nënshkroi këtë projektligj të ri për ndalimin e duhanit, ndikuar nga advokimi i nxënësve në Wilbur, në një shkollë fillore.
Kujdes! Nuk ka justifikime.
Ligji do të zbatohet edhe nëse xhamat e makinës janë hapur.
Policia rrugore është ajo që do të vendosë gjobat në këtë rast.