Kosova është vend importues. Shumica e mallrave në tregun e Kosovës importohen nga vendet e huaja, ndër të cilat kryesoret në vitin e fundit kanë qenë, Gjermania, Turqia, Kina, Serbia, Italia e Shqipëria prej të cilave ka importuar qindra-miliona euro mallra.
Por, ka edhe vende të tilla prej të cilave Kosova importon fare pak, ose hiç, shkruan lajmi.net.
Ndër vendet prej të cilave Kosova importon shumë pak mallra është edhe një shtet i largët i Afrikës Qëndrore. Sao Tome dhe Principe është vendi nga i cili Kosova ka importuar vetëm 9,04 euro mallra.
Gjithashtu, në listën e vendeve prej të cilave Kosova ka importuar mallra që i kanë kushtuar më pak se 100 euro janë edhe Pitkaimi prej të cilit Kosova ka importuar vetëm 80.57 euro mallra.
Gjithashtu, Barbadosi ka futur në Kosovë mallra prej vetëm 14,82 euro. Samoa Amerikane në anën tjetër ka futur mallra në Kosovë hiç më shumë se 69,01 euro.
Ishujt Kuk me 30,18 euro import në Kosovë, Kaledonia e Re me 10,07 euro, Kongo me 64,23 euro, Bellza me 25 euro, Maldivet me 22.79 dhe Ceuta me 16,94 janë vende që i bashkohen listës së shteteve prej të cilave Kosova ka importuar mallra me vlerë 2 shifrore.