Ky është vaji që i rrit dhe i trashë flokët, vetullat dhe qerpikët

0
393

Shumë njerëz e shmangin përdorimin e vajit të kastorit për flokë dhe lëkurë sepse mendojnë që është shumë ngjitës dhe i trashë.

Sidoqoftë, me dozën e duhur, vaji i kastorit është ilaç i mirë dhe i lirë që trajton shumë probleme të flokëve dhe lëkurës, transmeton Telegrafi.

Vaji i kastorit është zgjidhja e duhur për flokë të holla, dhe ndihmon që të keni buzë më të buta.

Nëse dëshironi t’i trashni vetullat, blini vaj kastori organik dhe aplikojeni çdo ditë në mbrëmje, pasi të keni pastruar fytyrën me ujë.

Nëse e përsëritni këtë për tre muaj, vetullat do të marrin ngjyrë më të zezë dhe do të trashen.

Vajin mund ta aplikoni edhe në skalpin dhe qerpikët tuaj, pasi që është i pasur me acid ricinokleik, e që është faktor natyral anti-fungal dhe anti-bakterial.

Veç kësaj, vaji i kastorit e parandalon edhe rënien e flokëve.

Ri-rritni flokët tuaja

Hidhni dy pika vaj kastori në duart tuaja dhe me duar fërkoni pjesën ku përfundojnë flokët.

Asnjëherë mos hidhni më shumë se dy pika, pasi që i bën flokët shumë të yndyrshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here