Ky është ushqimi më i mirë për shëndetin e plotë të veshkave

0
397

Veshkat punojnë shumë për të eliminuar mbetjet dhe helmet nga trupi, e gjithashtu për të mbajtur në balancë lëngjet e trupit, siç janë nivelet e gjakut dhe elektrolitet. Kjo është pikërisht arsyeja pse është kaq e rëndësishme të kujdesesh për mirëqenien e tyre.

Zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme mund të jetë një masë parandaluese që mbron dhe mban këto organe të shëndetshme. Krahas kësaj, nëse vuani nga ndonjë sëmundje veshkash, ushqimet e duhura mund t’ju ndihmojnë në lehtësimin e simptomave. Për të ruajtur shëndetin e tyre dhe për të parandaluar çdo sëmundje të mundshme, këshillohet të konsumoni më tepër ushqime të freskëta, si edhe të hani më pak mish të përpunuar.

Krahas tyre ekspertët këshillojnë të konsumoni edhe një lloj të veçantë ushqimi.

Ushqimi më i mirë për shëndetin e veshkave

Në mënyrë të veçantë, studimet kanë zbuluar se perimet me gjethe jeshile, që janë të pasura me minerale dhe antioksidantë mund t’u japin këtyre organeve pikërisht atë që u nevojitet. Ato ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të ujit, kripërave dhe mineraleve si natriumi, kalciumi, fosfori dhe kaliumi në gjakun tuaj. Të gjitha të nevojshme për të zgjatur funksionin e veshkave gjatë gjithë jetës tuaj.

Ndër to, Rukola përmban një sasi të lartë të lëndëve ushqyese si magnezi, vitamina K dhe kalciumi. Por ajo që e dallon është fakti se është e ulët në fosfor, një mineral që mund të grumbullohet në gjak nëse veshkat nuk filtrohen siç duhet.

Një grup i madh kërkimesh kanë zbuluar se konsumi i shpeshtë dhe në sasi të larta i fosforit mund të rrisë rrezikun e dëmtimit afatgjatë të veshkave.

Një arsye tjetër për të ngrënë më shumë rukola është për faktin se kjo perime gjethe jeshile përmban nitrate, të cilat ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. Presioni i lartë i vazhdueshëm i gjakut mund të shkaktojë presion të madh tek veshkat dhe nga ana tjetër, të shkatërrojë aftësinë e tyre për të punuar siç duhet. Në pjesën më të madhe, asnjë ushqim nuk është toksik për veshkat, pasi ato janë ndërtuar për të filtruar helmet.

Megjithatë, njerëzit që vuajnë nga lloje të caktuara të sëmundjeve të veshkave duhet të konsumojnë ushqime të caktuara dhe të tregohen të kujdesshëm, pasi veshkat e tyre kanë aftësi më të dobëta./Agroweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here