Një aksident me fatalitet ndodhi të dielën në mbrëmje në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një këmbësor u godit nga një veturë dhe fatkeqësisht vdiq. Viktima u dërgua nga spitali rajonal në QKUK, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që shkaktoi aksidentin me fatalitet është Veton Samahodaj, 37-vjeçar.
Samahodaj ka qenë duke lëvizur me veturën e tij kur e ka goditur viktimën Selvedin Kadrija, teksa ka qenë duke e kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar të këmbësorëve.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.