Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Novosellë të Prizrenit ku një burrë është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës nga familjarët e tij.
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë të ditur se viktima është Rasim Shaqiri, 82-vjeçar.
Vdekjen e të moshuarit e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa Policia ka nisur hetimet rreth ngjarjes së rëndë.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datën 14.07.2023 ne ora 20:00 është njoftuar për një trup te pajete ne fshatin Novosellë saktësisht ne rrugën qe dërgon tek ky fshat ne vendin e quajtur “Ceresta”.
Thirrjes iu është përgjigjur njësia GLD-2. Ne vendin e ngjarjes tashme ishte ekipi e emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e personit ne fjale. Viktima është gjetur nga familjaret e tij.
Në lidhje me rastin janë ndërmarrë te gjitha veprimet policore duke dale ne vendngjarje ekipet hetimore rajonale dhe te stacionit Veri te cilat janë duke i kryer procedurat e tyre, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar i cili gjendet ne vendin e ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.