Siguria publike po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, fenomen ky mjaft shqetësues, sidomos për shkak të përfshirjes së të rinjve. Jo rrallëherë të dyshuarit dalin të jenë recidivistë të veprave penale, që futen në telashe me Policinë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur së fundmi në Prizren, ku Policia intervenoi për ta arrestuar një person, nën dyshimet se ishte i përfshirë në një incident.
Sinjali i publikoi mbrëmë pamjet e arrestimit, ku shihet se si i dyshuari i reziston zyrtarëve policorë, me qëllimin që të shpëtojë nga prangat.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se personi që shihet në këtë video është Baresh Basha.
I riu nga Prizreni është emër i njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale.
Basha është përsëritës i veprave penale, kryesisht për posedim dhe shitje e shpërndarje të substancave narkotike.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja lidhur me rastin e fundit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.