Ky është i riu që u arrestua për vjedhjen e rëndë në Prizren – e rrëzoi viktimën dhe ia grabiti çantën

0
354

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e të dyshuarit që u arrestua të hënën në mbrëmje nga Policia në Prizren, nën dyshimin për kryerjen e një vjedhjeje të rëndë me dhunë.

Bëhet fjalë për Kleus Mulletin (i lindur më 2001), i cili dyshohet se më 23 qershor 2025, rreth orës 18:00, në rrugën “Skënder Latifi” në Prizren, e ka sulmuar fizikisht një kalimtar – D.A. – duke e shtyrë dhe rrëzuar përtokë, për t’ia grabitur çantën që mbante në bel.

Pas incidentit, Policia ka vepruar me shpejtësi dhe ka arritur të arrestojë të dyshuarin vetëm dy orë më vonë. Gjatë marrjes në pyetje, Mulleti ka pranuar se e ka kryer vjedhjen dhe ka treguar edhe vendin ku kishte fshehur çantën, e cila më pas iu kthye viktimës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedura penale për “Vjedhje e rëndë në mënyrë të vrazhdë”./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here