Një tjetër aksion i suksesshëm i Njësisë Kundër Trafikimit me Narkotikë është finalizuar dje pasdite në Prizren.
Si rezultat i këtij operacioni, është arrestuar Metin Beqiri, rreth 23-vjeçar, i dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, mëson ekskluzivisht Sinjali.
Sipas informatave, arrestimi është realizuar në kuadër të planit operativ “Rrjeta 2025–2026”, në rrugën “Petrit Bytyqi”, ku pas informatave operative dhe vëzhgimit në terren, hetuesit e DHTN-së kanë ndaluar të dyshuarin dhe kanë ushtruar kontroll ndaj tij, veturës dhe banesës.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme të marihuanës dhe kokainës, peshore elektronike, mjete për paketim, telefona mobil dhe dëshmi të tjera materiale që e lidhin të dyshuarin me veprimtarinë e kundërligjshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet janë në vazhdim./Gazeta Sinjali/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.














































