Ky është i dyshuari dhe viktima në tentim-vrasjen në Duhël të Suharekës

0
170

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e së premtes në fshatin Duhël të Suharekës, ku një përleshje fizike mes dy personave ka eskaluar në të shtëna me armë.

Ngjarja ka ndodhur më 27.12.2025, rreth orës 11:30, kur njësitë policore janë informuar për një konflikt fizik në këtë fshat. Pas daljes në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se rasti kishte përfunduar me plagosje nga arma e zjarrit.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, fillimisht ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave, e cila më pas ka kulmuar me përdorim të armës së zjarrit.

Si pasojë, i plagosur ka mbetur Armend Shukolli, ndërsa i dyshuari është Zenel Perteshi, i cili ka pësuar lëndime trupore nga përleshja fizike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet kompetente të policisë, të cilët kanë marrë në dorë veprimet e mëtejme hetimore.

Rasti po trajtohet si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat e plota dhe përgjegjësinë penale të personave të përfshirë./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here