Ky është i arrestuari për të shtënat me armë në Suharekë, ia sheh sherrin ahengut familjar

0
260

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Festat e tilla s’po kanë të ndalur, e shumë prej atyre që po festojnë në këtë formë po përfundojnë në pranga, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në fshatin Peqan të Suharekës, ku në një aheng familjar kishte të shtëna me armë zjarri.

Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar dhe i është sekuestruar arma e përdorur.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i prangosur është Imer Bytyqi.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ”Armëmbajtje pa leje ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm””./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here