Pas dy vitesh nga rasti i grabitjes te tyrbja në rrugën “Nazim Pula” në Prizren, ka rënë në prangat e Policisë i dyshuari kryesor. Hetimet që çuan ne identifikimin e të dyshuarit dhe futjen në kërkim policor, rezultuan me arrestimin e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Orgito Hoxha, 18-vjeçar.
Ndonëse i ri në moshë dhe në kohën kur e kishte kryer veprën penale të grabitjes ishte i mitur, Hoxha është emër i njohur për organet e rendit.
Bazuar në informacionet e para, 18-vjeçari është nga Shqipëria, si dhe edhe atje dyshohet për plot raste.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia në Prizren, teksa Sinjali ka mësuar tutje se i njëjti e ka pranuar para hetuesve veprën me të cilën ngarkohet.
“Me datën 27.07.2024, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit O.H. (viti i lindjes 2004 m/sh/sh).
Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari me datën 22.07.2022 rreth orës 10:50 në rrugën ‘’Nazim Pula’’ n)ë Prizren tek tyrbja afër QKMF-së në Prizren. I dyshuari me forcë ka arrit nga viktima (S.M), t’i grabit qaforen e arit dhe një lirë ku sipas viktimës vlera arrin në 1000 euro.”
Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.