Ky është i arrestuari për dhunimin e vajzës së mitur që u raportua e zhdukur në Prizren

0
1158

Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Shumë herë këto ngjarje zbulohen pasi viktimat largohen nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë u zbulua pasi një vajzë 15 vjeçare nga Prizreni, u raportua e zhdukur nga familja e saj para disa ditësh dhe dyshohet se është dhunuar.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës është Eridon Aliaj, rreth 22-vjeçar.

Aliaj dhe një person tjetër dyshohen se kanë qëndruar me të miturën gjatë kohës sa u raportua e zhdukur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pasi vajza u gjet, e njëjta u dërgua për ekzaminimet e nevojshme gjinekologjike.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për veprën penale “Dhunimi”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit,  viktima femër kosovare është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/Gazeta Sinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here