Njësia e Antidrogës ka zhvilluar mbrëmë një aksion në Prizren, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës, si dhe prangosjen e personit të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme. Hetimet ndaj të dyshuarit kanë nisur, ndërsa tashmë është zbuluar identiteti i tij.
Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i arrestuari është: Artan Krasniqi, i cili dyshohet për shit-blerje të dorgës.
Bazuar në informacionet e para, pas kontrolleve të kryera nga ana e Policisë në banesën e tij, janë sekuestruar disa qese me marihuanë.
Gjatë bastisjes janë gjet edhe disa telefona dhe mbi 100 euro para të gatshme, mëson Gazeta Sinjali.
Personi i dyshuar është shoqëruar në Polici dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.